Buzhala: Dorëheqja e Memlit mund të rigjallërojë PDK-në, por sfida mbetet e madhe
Gazetari dhe analisti politik Berat Buzhala vlerëson se dorëheqja e Memli Krasniqit nga udhëheqja e PDK-së është një akt fisnik dhe mund t’i japë partisë mundësinë të rikthehet si subjekt serioz në zgjedhjet e ardhshme, me potencial për rreth 30% të votave.
Buzhala thekson se rikthimi i PDK-së kërkon ekuilibër të brendshëm, meritokraci dhe figura tërheqëse në krye, si dhe një balancë delikate mes komunave kyçe: Drenicës, Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajit dhe Prizrenit.
Sipas tij, për të arritur suksese, PDK duhet të ngjallë qytete të tjera si Gjilan, Kamenicë, Podujevë, Klinë, Malishevë, Rahovec dhe Kaçanik, ndërsa ndryshime më të thella mund të provohen në Pejë e Gjakovë.
Buzhala rekomandon ruajtjen e figurave qendrore dhe hapjen e partisë për emra të rinj si Gent Caka duke përmendur Bedri Hamzën si figurën më unifikuese që mund të ndërtojë ura mes fraksioneve, komunave dhe gjeneratave brenda PDK-së. /Kosova.info/
