Numri 24 në listën e LDK-së, Fiknete Bejta rikandidon për Asamble
Asambleistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fiknete Bejta, rikandidon për një mandat të ri në Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke synuar të vazhdojë angazhimin e saj për qytetarët e kryeqytetit, shkruan Kosova.info.
Bejta ka shërbyer tashmë për dy mandate në Asamble, duke fituar përvojë të konsiderueshme institucionale, ndërsa karrierën e saj profesionale e ka ndërtuar mbi 15 vite në fushën e arsimit dhe financave. Sipas saj, këto dy fusha kanë qenë themel për t’i dhënë një qasje më të përgjegjshme dhe të balancuar vendimmarrjes në nivel lokal.
Gjatë katër viteve të fundit, ajo thekson se ka ngritur zërin për interesat e qytetarëve të Prishtinës, ka avokuar për respektimin e ligjit dhe rritjen e transparencës në institucionet komunale, si dhe ka propozuar zgjidhje konkrete në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.
“Kam qenë pranë qytetarëve në shqetësimet e tyre të përditshme dhe kam bërë çmos që ato të adresohen në Kuvendin Komunal. Për mua, politika lokale është mbi të gjitha shërbim publik, dhe këtë e kam dëshmuar me punë, jo vetëm me fjalë”, deklaroi Bejta.
Duke vënë në pah përvojën e saj të deritanishme, Bejta thotë se është e vendosur të vazhdojë punën me përkushtim për një Prishtinë më funksionale, më të zhvilluar dhe më transparente. Ajo shton se vizioni i saj për kryeqytetin përfshin jo vetëm investime në infrastrukturë, por edhe krijimin e kushteve më të mira për arsim, mirëqenie sociale dhe zhvillim ekonomik.
Në zgjedhjet e ardhshme lokale, Fiknete Bejta garon me numrin 24 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës..Kosoca.info/
