Sulm brutal në Mitrovicë, viktima në spital – dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në fshatin Kqiq i Madh i Mitrovicës, pasi kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri një tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për shkak se  pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Go to TOP