Osmani ngushëllon Portugalinë, për tragjedinë në Lisbonë

Presidentja vendit, Vjosa Osmani, në emër të popullit të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të të plagosurve në Portugali.

“Zemrat dhe solidariteti ynë janë me Presidentin @imprensagov Marcelo Rebelo de Sousa, Kryeministrin LMontenegro, dhe popullin e Portugalisë, pas aksidentit tragjik me funikularin Gloria në Lisbonë. Jemi pranë miqve tanë portugalezë”, shkroi Osmani në ‘X’. /Kosova.info/


Go to TOP