Pse je në Greqi, Albin?
Shkruan: Shenoll MUHARrEMI
Populli ka të drejtë me pyet pse ka shku Kurti në një Symposium në Greqi në kohën kur Kuvendi i Kosovës është totalisht i paralizuar e Kosova në një ndër krizat më të thella politike. A është ky një veprim i pamenduar dhe një akt i papërgjegjësie totale institucionale dhe politike?
Kjo mund të tregoj gjithashtu një shkëputje emocionale e mendore nga urgjenca e momentit në Kosovë. Ndërkohë që vendi po ‘digjet’ në krizë institucionale, deputeti apo kryeministri në detryë, njeri që duhet me ofru e me gjetë zgjidhje shfaqet duke marrë pjesë në një konferencë me asnjë relavancë direkte për Kosovën dhe momentin kritik që po kalon vendi.
Ky veprim e dëmton kredibilitetin e tij si politikan apo lider në kohë krize. E forcon narrativën që nuk po intersohet për zgjidhje dhe nuk po tregon përgjegjësi institucionale, por kryesisht arrogancë.
Kështu edhe thellohet zhgënjimi masiv, sidomos i atyre që dikur kanë besu se Kurti ka me sjellë ndryshim. Me këtë rast specifik ai po shihet si një politikan që, në vend se me u ballafaqu me krizën e me kërku zgjidhje, ka shku në ishullin turistik për me u arratis nga realiteti.
Qytetarët kanë të drejtë me pyet, pse ndodhet jashtë vendit në kulmin e bllokadës politike? Pse mungon kur mbahen seanca e Kuvendit për herë të 48? Populli mundet me u mendu që ndoshta zgjidhja nuk po i intereson më.
