Vllaznia kualifikohet në raundin e dytë të Conference League

Vllaznia e Shkodrës ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Conference League, pas një fitore 2-4 në transfertë ndaj BFC Daugavpils.

Skuadra shqiptare e ka përmbysur disavantazhin e humbjes 0-1 në ndeshjen e parë, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Sfida në Letoni ka qenë me plot gola. 

Vllaznia ka shënuar e para me Mensah në minutën e njëzet e dytë.

Vendasit kanë reaguar me Williams në minutën e tridhjetë e tretë duke e barazuar rezultatin. 

Në pjesën e dytë që është mbyllur baras, të dyja skuadrat kanë shënuar edhe nga një gol. 

Diallo në minutën e tridhjetë e pestë ka bërë që BFC Daugavpils të kalojë në epërsi, por Vllaznia ka barazuar përmes Yago në fundin e pjesës së parë (45+1’).

Pjesa e dytë ka qenë përcaktuese për skuadren shkodrane. Fillimisht Dodaj në minutën e shtatëdhjetë e katërt e pastaj Kubazi në minutën e tetëdhjetë e shtatë e kanë vulosur fitoren dhe kualifikimin. 

Në raundin e dytë, Vllaznia do të përballet me fituesin e çiftit Malisheva – Vikingur Reykjavík. 


Go to TOP