Përmbyllet programi `Menaxhimi i Zemërimit` në QK Smrekonicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës ka përfunduar programi rehabilitues “Menaxhimi i Zemërimit”.

Certifikimin e beri Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të këtij institucioni, të cilët vlerësuan përkushtimin dhe arritjet e pjesëmarrësve.

Sipas njoftimit trajnimi u realizua nga zyrtarët social Hidajete Hyseni, Nehat Haradinaj dhe Lauretë Mlinaku. Në këtë program morën pjesë tetë të dënuar, të cilët pas përfundimit shprehën kënaqësi të madhe për përvojën dhe njohuritë e fituara gjatë trajtimit.

Në kuadër të zhvillimit të aftësive profesionale, përmes Qendrës për Aftësim Profesional, regjioni Mitrovicë, ka përfunduar me sukses edhe kursi për aftësim profesional në zanatin e Kuzhinierit. Në këtë trajnim morën pjesë pesë persona të burgosur, duke shtuar kështu mundësitë e tyre për riintegrim shoqëror dhe profesional.

Ky aktivitet tregon angazhimin e vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për t’i ofruar të dënuarve programe që nxisin rehabilitimin dhe përgatitjen e tyre për një jetë më të mirë pas përfundimit të dënimit. /Kosova.info/


Go to TOP