Anibar sjell 28 filma nga 16 vende në tri programe të veçanta

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar ka shpallur përmbajtjen e tri programeve të veçanta për edicionin e 16-të: Palestine Animated, Shorty and Trashy dhe WTF OFF.

Nga 14 deri më 20 korrik, Peja do të mirëpresë 28 filma nga mbi 16 vende, të cilët sfidojnë perceptimet tona mbi realitetin përmes temave si absurditeti, dhimbja, shpresa dhe rezistenca.

Në mesin e tyre, veçanërisht spikasin filmat që i japin zë popullit palestinez, duke dëshmuar fuqinë e artit edhe nën kushte gjenocidale.

Go to TOP