Dibrani: Sivjet do të pranohen 90 studentë në Departamentin e Gazetarisë

Sot mbyllet afati i parë për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës. Blerta Dibrani, sekretare e Departamentit të Gazetarisë në UP, bëri të ditur se sivjet do të pranohen 90 studentë të rinj në këtë departament, prej tyre 74 studentë shqiptarë, ndërkaq pjesa tjetër nga komunitetet.

Ajo për RTK tha se janë disa të rinj që dëshirojnë ta sfidojnë veten me profesionin e gazetarit, që, sipas saj, shumë herë nuk është komodë. “Kanë ambicie të mëdha. Ne u krijojmë atyre hapësirë për ta sfiduar veten, për ta krijuar ndryshimin në shoqëri. Profesioni ynë është, siç themi ne, pushteti i katërt dhe, realisht, ka shumë pushtet në kohën e sotme. Departamenti i Gazetarisë vitet e fundit ofron shumë për studentët”, theksoi Dibrani.

Po ashtu, ajo tregoi se si departament krijojnë studiues të komunikimit, ekspertë këshilltarë, krijues të përmbajtjes e plot profesione të tjera që sot janë në ngritje dhe shumë të rëndësishme, e natyrisht edhe moderatorë, gazetarë, reporterë etj.

Go to TOP