Milani nuk heq dorë nga Granit Xhaka
AC Milani vazhdon të jetë i interesuar për mesfushorin shqiptar Granit Xhaka, dhe po përgatitet të rinisë negociatat me Bayer Leverkusenin për transferimin e tij në ‘San Siro’ gjatë kësaj verë.
Sipas “IlMilanista”, Xhaka është i gatshëm t’i bashkohet ‘Rossonerëve’, por Leverkusen mbetet i palëkundur në kërkesën prej 15 milionë euro, ndërkohë që Milani ofron vetëm 10 milionë. Klubi gjerman nuk ka presion për ta shitur 32-vjeçarin dhe nuk do të ulë çmimin pa bisedime të avancuara.
Nëse marrëveshja për Xhakën dështon, Samuele Ricci i Torinos shihet si një alternativë e mundshme. 23-vjeçari është gjithashtu në ‘radar’ të Massimiliano Allegrit, por Milani duket më konkret në interesimin e tij.
Me shitjet e pritshme të Theo Hernandez drejt Al-Hilal, Morata-s drejt Como-s dhe transferimin tashmë të kryer të Reijnders te Manchester City për 46.5 milionë paund, Milani pritet të ketë fondet për të realizuar të dyja marrëveshjet – nëse kushtet financiare lejojnë.
