Mbështetje dhe urime për bordet e reja të FVE dhe UEVP nga Urdhri Profesionist i Mjekëve Veterinarë të Shqipërisë
Urdhri Profesional i Mjekëve Veterinarë të Shqipërisë ka uruar me respekt dhe mirënjohje zgjedhjen e bordeve të reja drejtuese në Federatën e Veterinerëve të Evropës (FVE) dhe Unionin e Veterinerëve Praktikues Evropianë (UEVP).
Me rastin e konstituivit të strukturave të reja, Urdhri ka përcjellë vlerësimin dhe mbështetjen e tij për këtë moment të rëndësishëm për profesionin veterinar në nivel kontinental.
“Zgjedhjet e reja janë një burim frymëzimi dhe besimi për një drejtim të ri dhe të sigurt në dy vitet që vijnë – me më shumë vizion, bashkëpunim dhe përkushtim ndaj vlerave që na bashkojnë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë.
FVE dhe UEVP vlerësohen si organizata kyçe që përfaqësojnë zërin e veterinerëve në Evropë me dinjitet dhe profesionalizëm duke qenë gjithmonë në ballë të çështjeve që lidhen me shëndetin e kafshëve, shëndetin publik dhe mirëqenien e komunitetit veterinar.
Urdhri shpreh urimet më të përzemërta për sukseset e ardhshme të këtyre organizatave dhe iniciativat që forcojnë më tej rolin e veterinerit në shoqërinë moderne evropiane. /Kosova.info/
