​E fejuara e Jeff Bezos, Lauren Sanchez, reagon ndaj mungesës së Katy Perry në dasmën e tyre

Derisa Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos po përgatiten të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni të mbushur me yje në Venecia, këngëtarja Katy Perry ndodhet në pjesën australiane të turneut të saj “Lifetimes”, sipas ENews. Por, pavarësisht mungesës së Katy-t, Lauren e bëri të qartë se shoqja e saj nga fluturimi me Blue Origin është me ta në shpirt.

Ndërsa Katy ndau me fansat disa momente nga qëndrimi i saj në Australi në një postim më 27 qershor, Lauren i dërgoi dashuri në seksionin e komenteve me një mesazh: “Na mungon, Katy”.

Edhe pse nuk mund të marrë pjesë në festimet e dasmës, Katy megjithatë iu bashkua festimeve për nusen Lauren gjatë festës së saj të beqarisë në Paris në muajin maj. Këngëtarja e “Dark Horse” iu bashkua Eva Longoria-s, Kris Jenner-it dhe Kim Kardashian-it në udhëtimin vajzëror në qytetin e dritave, të cilin Lauren e dokumentoi në Instagram.

Ndërkohë, ish-i fejuari i Katy-t, Orlando Bloom, ndodhet në Venecia për dasmën, ku mbërriti i vetëm, mes lajmeve se ai dhe këngëtarja e “Last Friday Night” i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre nëntëvjeçare.

Dasma e Lauren dhe Jeff – që ka përfshirë disa anëtarë të familjes Kardashian-Jenner, si dhe Tom Brady dhe Oprah Winfrey – ka qenë një ngjarje disaditore. Festimet nisën me një darkë mikpritëse të shoqëruar nga reshje shiu në ambientet e manastirit Madonna dell’Orto. Megjithatë, moti nuk e ndaloi Lauren të tregonte belin e saj të theksuar me një veshje me lule nga Schiaparelli, e cila përfshinte motive lulesh dhe një korse të teksturuar që theksonte siluetën.

Jeff, 61 vjeç, dhe Lauren, 55 vjeçe, nuk kanë ndarë shumë detaje të tjera për dasmën, por përveç yjeve që kanë mbërritur tashmë në Venecia, çifti pritet të thotë “Po-në” përpara më shumë se 200 të ftuarve.


Go to TOP