Intelektualët konformista ndërtojnë diktatura!
Shkruan: Halil MATOShI
1.
Mes njerëzve ma t’poshtër janë konformistat. Ata dijnë çdo gjâ për ligësitë e autoritarizmit por heshtin, sepse ua ka ândja me i poshtnu tjerët (konkurrentat) që i ka zili se janë ma të zotë, e tue qenë se u mungon fuqia dhe me e pasë atë lidhen me nji organizatë leftiste ose fashiste.
Dyjat i lidhë në ni rrèm: terrorizmi.
2.
Në pyetjen se si bâhet ni komb FASHIST?, fiozofi Bertrand Rusell përgegjet: “Hapi i parë në ni lëvizje fashiste âsht kombinimi nën ni udhëheqës energjik i ni numri burrash që zotnojnë ma shumë se mesatarja kohë të lirë, brutalitet dhe budallallëk. Hapi tjetër âsht të fascinosh budalltë dhe t’ua mbyllësh gojën inteligjentëve, me anë të ngacmimit emocional nga njëra anë dhe terrorizmit nga ana tjetër.” (Liria dhe Qeveria (1940).
3.
Tue u nisë nga postulati aristotelian se thjesht ni në njëqind njerëz, nashta, meriton me debatu me ty, vijmë në përfundim se njeriu dyshues (mendja karteziane) duhet me u arratisë në mal!?
Pra i duhet me ik nga qyteti, nga gazeta e televizioni!
“Të tjerët le të llomotisin çfarë të dojnë” – thotë Aristotel – “ngase kushdo gëzon të drejtën e marrëzisë…”
Porse a mund ta justifikojmë heshtjen e inteletualëve para marrëzisë?
Jo. Kurrë. Ata kanë hy në fazën e prostitumit të dijes, veneron Raymond Aron.
4.
Ideologjitë fanatike, fashizmi dhe nacionalizmi majtist, (në rastin e Kosovës) që shfaqen si popullizëm; me taksat e qytetarëve e spiunazh ka mjellë mosbesim në publik ndaj medias e krotikëve të shoqnisë, tue vra debatin, ngase mendja totalitare nuk e duron kritikën publike, porse e ndjek atë si anmikun ma t’eger.
Shoqni e mjerë.
E budallakavt.
E topitun.
E rreshtueme me propagandën kinse kombëtare po në fakt tue ligë patriotizmin kushtetues, e tue rritë falangizmin.
