Gjakova kujton Mirush Kabashin
“Një ditëlindje pa Mirush Kabashin” ishte motoja e aktivitetit përkujtimor në nderim të jetës dhe veprimtarisë së aktorit Mirush Kabashi, i cili u organizua nga Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë.
Me këtë rast në foajenë e pallatit të kulturës “Asim Vokshi” është hapur ekspozita me fotografi me disa nga rolet kryesore të aktorit e po ashtu u bë promovimi i librit “Mirush Kabashi – Sokrati shqiptar.
Mirush Kabashi ishte një prej aktorëve të shquar dhe njëri prej figurave më të dashura të artit shqiptar, artsit i cili gjatë karierës së tij luajti me mjaft sukses shumë role në artin skenik.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.
