Rohde: Nevojitet urgjentisht bashkëpunim për një qeveri të qëndrueshme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se qytetarët kosovarë meritojnë politikanë që prioritet e kanë Kosovën “mbi politikën partiake”.
Rohde ka thënë se nevojitet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar formimin dhe funksionimin e një qeverie të qëndrueshme.
“Mbi dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar për shkak të taktikave penguese. Qytetarët meritojnë politikanë që prioritet e kanë Kosovën, mbi politikat partiake. Prandaj, e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme,” ka shkruar ai në rrjetin social “Bluesky”. /Kosova.info/
Over 2 months after the elections, 🇽🇰's Assembly remains stalled due to obstructive tactics. Citizens deserve politicians who prioritize 🇽🇰 over party politics. Therefore I repeat: Genuine cooperation is urgently needed to ensure functioning institutions and the swift formation of a stable government!
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 17, 2025 at 5:35 PM
