Grenell thirrje për ndalje fondesh ndaj Gjykatës Speciale

Emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka bërë thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë. 

Ai e ka quajtur këtë gjykatë politike. 

“Ndalni fondet për këtë gjykatë! E gjithë kjo është politike. Miliarda janë shpenzuar e shpërdoruar”, ka shkruar Grenell në platformën “X”. 

Ai vazhdimisht ka qenë kritik ndaj Gjykatës Speciale.


Go to TOP