Prestreshi: Kurti duhet të kërkojë falje, të japë dorëheqje dhe të bashkohet me PDK-në për një qeveri gjithëpërfshirëse

Valon Prestreshi ka dalë me një deklaratë të fortë politike duke propozuar një plan me pesë hapa për tejkalimin e krizës institucionale dhe krijimin e një qeverie të qëndrueshme në Kosovë. Ai ka theksuar se hapi i parë duhet të jetë një falje publike nga kryeministri Albin Kurti për dështimet dhe polarizimin politik.

Sipas Prestreshit, dorëheqja nga posti i kryeministrit do të duhej të pasonte faljen duke hapur rrugën për një ndarje të pushtetit në mënyrë të barabartë ndërmjet forcave kryesore politike. Ai ka propozuar një koalicion ndërmjet VV-së dhe PDK-së, duke e quajtur atë “koalicioni më objektiv, organik dhe logjik i Kosovës së pavarur”.

“Vetëm përmes një bashkëpunimi të sinqertë me partinë mëmë, PDK-në, mund të kemi një qeveri me shumicë të gjerë – prej 92 deri në 93 deputetë – që garanton stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik,” ka deklaruar Prestreshi.

Ai ka përmbyllur mesazhin me një thirrje për bashkim të së majtës progresive: “Rrnoftë e majta progresive!”. /Kosova.info/


Go to TOP