Prizreni nuk ia hap dyert shfaqjes “Të gjashtët kundër Turqisë”

Në Teatrin e Qytetit, në Prizren, shfaqja “Të gjashtët kundër Turqisë” dështoi të luhet dy herë. Zyrtarisht u dhanë arsye teknike e organizative, por autori Jeton Neziraj beson se kjo po ndodh për shkak të presionit të shtetit të Turqisë për ta ndaluar shfaqjen, pasi e njëjta flet për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova më 2018, nën dyshimet se ishin të lidhur me klerikun Fethullah Gylen, që akuzohej për organizim të puçit në Turqi në vitin 2016. /REL/

Go to TOP