Rama uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të mbizotërojë dhembshuria dhe bashkimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit.

Në mesazhin e tij, Rama vlerësoi sakrificën dhe vlerat shpirtërore të Ramazanit, duke theksuar rëndësinë e dhembshurisë, faljes dhe bashkimit mes njerëzve.

“Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja. Zoti e bekoftë Kosovën dhe çdo zemër të hapur për dashuri dhe mirëkuptim,” u shpreh ai.

Në këtë ditë festive, kryeqyteti është mbushur me atmosferë gëzimi, ndërsa besimtarët falën namazin e Bajramit në xhamitë e Prishtinës dhe u mblodhën me familjet e tyre për të festuar këtë ditë të veçantë. /Kosova.info/


Go to TOP