Osmani takoi Presidentin e Estonisë: Mirënjohëse për mbështetjen ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Munih. 

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Me Presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Munih, diskutuam për partneritetin tonë dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. 

Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP