Abdixhiku merr mbështetje nga presidenti i EPP-së, Manfred Weber

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga kryetari i Partive Popullore Evropiane, Manfred Weber. Kjo u bë e ditur nga vetë lideri i LDK-së që është pretendent për kryeministër, i cili publikoi videomesazhin mbështetës nga Weber.

“Nën udhëheqjen e tij, partia anëtare e EPP-së sonë, LDK-ja e ka ndërtuar një plan të qartë dhe ambicioz për gjeneratën e ardhshme , një plan për një ekonomi më të fortë, për krijimin e vendeve të punës, për një qeveri që i shërben popullit. Për një luftë të fortë kundër korrupsionit dhe për një të ardhme ku Kosova nuk stagnon, por ecë përpara”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Weber. /Kosova.info/


Go to TOP