Haradinaj: Rinia e Kosovës, energjia që na duhet

Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Për Kosovën fituese”, Ramush Haradinaj, ka takuar kandidatët e rinj të listës zgjedhore, në ditën e gjashtëmbëdhjetë të fushatës elektorale, për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Rinia e Kosovës Fituese – Energjia që na duhet!

Kosova ka nevojë për zërin e gjeneratës që do ta çojë vendin përpara, zërin e ndryshimit.

Në takimin me kandidatët e rinj të Kosovës Fituese, pashë energji, vizion dhe vendosmëri.

137 – Për Kosovën Fituese”, ka shkruar Haradinaj. /Kosova.info/


Go to TOP