Kurti në Kamenicë premtoi mbështetje për të gjitha kategoritë
Në pjesët e programit për Kamenicën janë të përfshira të gjitha kategoritë.
Kurti tha se dy çerdhe të reja janë në programin për Kamenicën, investime në infrastrukturë rrugore e sportive dhe të drejta të barabarta për qytetarët e Luginës që jetojnë në Kosovë.
“Në Kamenicë po ndërtohen 2 çerdhe njëra do te përurohet e tjetra do ta filloj ndërtimin këtë vit. Qeveria jonë e ka mbështetur Kamenicën me 22 milion euro, kanë nënshkruar kontrata që lidhin fshatrat dhe zhvillojnë ekonominë e komunës. Stadiumi i parë atletikes në vend do të jetë në Kamenicë me 3.5 milion euro investime, me kushte moderne, e kemi edhe projektin e stadiumit të Hogoshtit, mbi 5.5 milion euro për infrastrukturë te sportit për Kamenicën”, ka thënë Kurti.
Kurse, Albulena Haxhiu kandidate për deputete nga LVV premtoi përfundimin e reformës për drejtësi dhe rritje në përfaqësim, barazisë gjinore në institucione publike
” Punësimi, super puna, barazia gjinore është prioritet i qeverisë Kurti dhe nuk do të ndalemi pa i realizua qëllimet”, ka thënë Haxhiu
Kadri Rrahimaj, kryetar i Komunës së Kamenicës në këtë tubim kërkoi votën për LVV derisa foli për projektet për Kamenicën.
“Milion euro stadium të atletikë, 2 çerdhe të reja, dhe salla të sporteve, 6 ujësjellës, ndërtim të rrugëve në brezin kufitar dhe hartimin i projektit për kyçjen e Kamenicës në autostradë”, tha ai.
Në këtë tubim me mbështetje të LVV-së, Guxo e Alternativës u prezantuan kandidatët për deputet.
