Limaj: Përkrahja për `137` po merr përmasa çdo ditë e më shumë

Kryetari i Nismës dhe kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Fatmir Limaj, ka deklaruar se përkrahja që po merr lista e koalicionit është në rritje të vazhdueshme.

Ai theksoi se në Carrallukë dhe Tërpezë të Ulët në Malishevë kishte tubim masiv, ku mbështetësit shprehën entuziazmin dhe përkushtimin e tyre për suksesin e numrit 137.

“Motivi, kurajë e përkushtimi tashmë është bërë pjesë e secilit qytetar të zonës së Llapushës, të cilët janë bërë bashkë për numrin 137 dhe suksesin tonë në zgjedhjet e 9 shkurtit,” tha Limaj.

Ai përfundoi duke ftuar qytetarët të votojnë për “Veç Vepra 137” duke besuar se ky angazhim do të çojë në fitoren e koalicionit. /Kosova.info/


Go to TOP