Rohde: Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorhn Rohde ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok.

Rohde përmes një postimi në “X” ka bërë thirrje institucioneve për hetim dhe vënien e autorëve para drejtësisië.

“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. I bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, thuhet në reagimin. /Kosova.info/

Go to TOP