Gazetari Çeku paralajmëron arrestimin e Smithit dhe lirimin e Thaçit nëse Trump fiton
Gazetari hulumtues Fitim Çeku deklaron se lajmet që po shpërndahen lidhur me një rrezik për Kosovën nëse Donald Trump bëhet president janë pjesë e një fushate nga demokratët për të bindur shqiptarët në Amerikë të votojnë Kamala Harris.
Çeku thekson se Donald Trump dhe Richard Grenell janë të vetmit që do të angazhohen për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilin e konsideron të mbajtur peng nga një aktakuzë e rreme nga prokurori Jack Smith.
Sipas tij, rrëzimi i aktakuzës do të vuloste përfundimisht pavarësinë e Kosovës, ndërsa kujton se Trump ka përkrahur krijimin e Ushtrisë së Kosovës gjatë kohës kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër.
Çeku u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e lajmeve të rreme, duke theksuar se një propagandë e ngjashme është përdorur edhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2016. /Kosova.info/
