Transformimi i qytetit të vjetër të Janjevës, një sukses i vërtetë

Transformimi zhvillimor i qytetit të vjetër te Janjevës po ecën me sukses.

Kështu të paktën bëri të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një postimi në facebook.

Punimet tashmë kanë përfunduar në gjashtë shtëpi ndërsa po vazhdojnë në tetë të tjera.

“Paralelisht po punohet në fuqizimin e kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve cilësore turistike. 20 banorë të Janjevës janë përfitues të granteve për themelimin apo zgjerimin e bizneseve, të cilët në vazhdimësi marrin mbështetje për zbatimin e ideve të biznesit”, shkruan Çeku.

Kjo qendër historike pritet të shndërrohet në destinacion tërheqës për vizitorë, duke zhvilluar turizmin dhe ekonominë lokale. /Kosova.info/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Go to TOP