Musiala mbrohet nga Bayern pas kritikave të Hamann
Drejtori sportiv i Bayern-it, Christoph Freund dhe trajneri Vincent Kompany kanë dalë në mbrojtje të sulmuesit të ri Jamal Musiala, pas kritikave të fundit nga ish-lojtari i njohur Dietmar Hamann.
Sipas Hamann, Musiala për shkak të egozimit të tij duhet të largohet dhe në vend të tij duhet të sillet të sjellë talentin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz.
Por Freund e ka theksuar rëndësinë e Musiala për klubin bavarez.
“Nuk më duken me vend kritikat e bëra ndaj Jamal Musiala. Ai është një lojtar fantastik. Në vende të tjera, kur shohin një talent si Musiala, ekzaltohen dhe të gjithë e vlerësojnë. Duhet të jemi të gëzuar që kemi një lojtar të këtyre përmasave”, ka thënë ai.
Edhe trajneri Kompany ka qenë në të njëjtën linjë me Freund.
“Mendoj se ai do të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë të globit”, ka thënë ai, duke treguar besim të plotë në aftësitë e sulmuesit.