Osmani: Lidhja e Kosovës me ShBA-të është e fortë dhe e pathyeshme

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar me Kosovën në vitet e 90-ta dhe vazhdojnë të qëndrojnë edhe tani.

“Lidhja jonë ishte e fortë atëherë, dhe sot është e pathyeshme”, ka thënë Osmani.

Duke folur për vizitën e senatorëve amerikanë në Kosovë, tridhjetë e katër vjet më parë, presidentja ka theksuar se senatorët të udhëhequr nga senatori Bob Dole, dëshmuan guximin e popullit të Kosovës, duke luftuar për lirinë e tyre.

“Në qendër të qytetit të Prishtinës, zëra guximtarë u ngritën kundër një regjimi brutal gjenocidal.

Sot vendi ynë është i lirë, i pavarur dhe demokratik. Vizita e 29 gushtit 1990 ishte një pikë kthese në historinë tonë.

Shtetet e Bashkuara qëndruan me Kosovën atëherë, dhe vazhdojnë të qëndrojnë me Kosovën tani. Lidhja jonë ishte e fortë atëherë, dhe sot është e pathyeshme”, ka shkruar presidentja Osmani në platformën “X”. /Kosova.info/


Go to TOP