Osmani: Kosova është shembulli që bie ndesh me propagandën ruse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, do të dëgjohen histori pozitive, ani se shpesh herë dëgjohen edhe ato pesimiste.

Një histori e tillë, sipas së pares së vendit, është Kosova.

“Përkundër pesimizmit që ndonjëherë dëgjojmë në këto lloj të samiteve, sot do të jetë një ditë që do të dëgjojmë shumë histori optimiste”, tha Osmani.

“Dhe Kosova, dhe marrëdhënia e veçantë që kemi me Mbretërinë e Bashkuar, është një histori shembullore, që duhet ta tregojmë kohë pas kohe”.

“E sidomos në kohën e propagandës ruse, që kinse NATO nuk jep rezultate, po ashtu as Perëndimi e as demokracitë. Kosova është shembulli që bie ndesh me këto mendime”, u shpreh e para e vendit.

Go to TOP