Ngjarjet e ditës

Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me disa nga drejtorët, mbajnë konferencë tërëditore për të prezantuar punën dhe projektet që janë duke u realizuar nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.  (Kinemaja Armata, Prishtinë, ora 09:00-16:00).

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton projektligjin për noterinë; atë për Këshillin Prokurorial; për rrugët; për Këshillin e Sigurisë dhe atë për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00).

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin “Kodi i Sjelljes së Deputetëve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave të komunave të vendit, do të vizitojë sot Drenasin. (Drenas, ora 11:00, pas takimit me kryetarin Ramiz Lladrovci do të ketë deklarime për media).

Në respekt të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Ferrit, mbahet mbledhja komemorative dhe homazhe. (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës Prishtinë, ora 11:00).

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton disa projektligje, për noterinë, Këshillin Prokurorial, rrugët, Këshillin e Sigurisë së Kosovës, zyrtarët publikë dhe Komisionin e Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00).

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencë për medie në lidhje me tri koncertet që do të organizohen për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës. (Salla e madhe (e djegur) e Pallatit të Rinisë, ora 17:00)


Go to TOP