Zhvillohet ushtrim fushor afër Aeroportit të Prishtinës

Me datë 5 Qershor 2024 afër Aeroportit të Prishtinës, (terminali doganor) nga ora 09:00 është paraparë të mbahet një Ushtrim Fushor Ndërinstitucional. 

Qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve -agjencive  duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv. 

Policia e Kosovës informon opinionin dhe mediat se ushtrimi fushor përfundon rreth orës 13:30, falënderon qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tilla dhe ri konfirmon angazhimin e institucioneve për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.  /Kosova.info/


Go to TOP