Kurti: Objekti i Ambasadës në ShBA, tashmë pronë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se tashmë objekti i Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pronë e Kosovës dhe shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje.

Ai tha se përurimi i saj në objektin e ri, është bërë mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit.

“Me një arkitekturë moderne, karshi Katedrales Kombëtare të Washington-it të stilit neo-gotik anglez, ndërtesën e ambasadës sonë tani e gjeni në rrugën e Massachusetts, apo siç njihet ndryshe “Rruga e Ambasadave””, ka shkruar Kurti. /Kosova.info/

Go to TOP