Ka ndërruar jetë Izair Samiu-komandant ‘Baci’

Ka ndërruar jetë, Izair Samiu nga Shemshova e Tetovës, një nga emrat e mirënjohur të luftërave çlirimtare të UÇK-së. Ai ishte i njohur si komandant ‘Baci’.

Fillimisht ai ishte pjesëmarrës në Betejën e Koshares, bashkë me vëllain e tij komandant ‘ZOGUN’. Më pas nisën organizimin dhe udhëhoqën edhe luftën e UÇK-së në Malësinë e Tetovës,në vitin 2001.

Komandant ‘Baci’ ishte një nga luftëtarët e dalluar të betejës në rajonin e Tetovës gjatë luftës së 2001.

Go to TOP