Ministri Murati jep lajmin e mirë për pensionistët

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se kjo është pagesa më e madhe e realizuar ndonjëherë në Kosovë.

Nga pagesa e 69 milionë eurove kanë përfituar 295 mijë pensionistë.

“Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria. 69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë!”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.

Go to TOP