Rusia gati të vendos një sistem raketash në Serbi me rreze veprimi deri në 500 km?

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) janë në pikën më të ulët. Mundësia e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës i detyroi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të ofrojnë ndihme ushtarake, por edhe çdo ndihmë tjetër për Kievin. Zyrtarisht u tha se e gjithë lidershipi i lartë i Federatës Ruse, përfshirë presidentin Vladimir Putin, mund të binte nën goditjen e sanksioneve, shkruan Kosova.info.

Por Moska është e gatshme të përdorë strategji tjetër për të shpërqendruar vemendjen nga Ukraina.

Sipas portalit rus Topwar.ru, presidenti rus Vladimir Putin ka një ide të rrezikshme. Mund të jetë vendosja e Iskander në Serbi – në thellësi të formacioneve luftarake të NATO-s, të përqendruara në krahun juglindor të Evropës.

Ata thonë se për vendosjen e këtyre sistemeve raketore në territorin e Serbisë, në parim kërkohet pëlqimi i Beogradit. Ky është një skenar i ngjashëm me reagimin e shpejte sikurse ishte me rastin në Kazakistan.

“Mund të jetë vendosja e sistemit raketor taktik Iskander-M në Serbi – në thellësi të formacioneve luftarake të NATO-s, të përqendruara në krahun juglindor të Evropës. Ky sistem raketor me një rreze të deklaruar deri në 500 kilometra, nëse vendoset në Serbi , është në gjendje të mbajë ne vëzhgim territor mbresëlënës, duke arritur në vendet e të ashtuquajturës Katërshja e Vishegradit dhe në territorin evropian të Turqisë, nëse ato vendosen në Serbinë jugore”, shkruan portali rus. Gatishmëria për një bashkëpunim të tillë ky portal pret te tregohet nga zgjedhjet e planifikuara në Serbi më 3 prill, duke treguar se kush do të vijë në pushtet – forcat konstruktive të interesuara për prosperitetin e vendit, apo forcat perëndimore, thekson ky portal. /Kosova.info/

Go to TOP