Koncepti primitiv për luftën i profesor Blerim Latifit

Shkruan: Fadil KAJTAZI

1. Shkenca – filozofia, sociologjia, historia e pranojnë se lufta është fenomen shoqëror e cila buron nga politika, dhe botërisht është pranuar konstatimi i Karl Fon Klauzeviqit (1870 – 1831) se “mitra në të cilën zhvillohet lufta është politika”, se ajo “është mjet i politikës” se “është vazhdim i politikës me mjetet e tjera”. Dhe ky definim  ndonëse është i vonshëm, shoqëria njerëzore këtë e kishte kuptuar që në agun e fillimit të marrjes me politikë; në Standardin e Urit, i cili daton që 2500 vite para erës së re, dhe si njëri nga dokumentet më të vjetra që përshkrua luftën, që i përket organizimeve të para shtetërore të shoqërisë sumere, në regjistrin e parë janë të paraqitur mbretërit e dyja palëve ndërluftuese të cilët para se të hynin në betejë negociojnë – bëjnë politikë. Gjithashtu, dokumenti i parë i shkruar për luftën që njihet deri më sot, “Arti i Luftës” i shkruan në mes të shekullit IV dhe III para erës se re nga Sun Xu, luftën e definon si “detyrë të madhe për shtetin, si rrugën e jetës dhe të vdekjes”, pra si produkt të politikës.

Pavarësisht se Klauzeviqi akuzohet për konceptin e tij për “luftën totale”, kjo i përket zhvillimeve operacionale, nga se ai në kuadër të përsiatjeve të veta për këtë fenomen nga më të ndërlikuarit shoqëror, pranon se jo çdo herë dhuna e armatosur realizon luftën – qëllimin politik, dhe në kuadër ë kësaj përmend frazën “lufta pa luftën”. Ai e kishte kuptuar se fitorja mbi armikun është qëllim i ndërmarrjeve ushtarake, por të njëjtin synim ka edhe armiku, i cili ia mësyn me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion. Kjo gjendje, përpos se shkakton shpenzime të mëdha, krijon edhe rrezik, pasi në një ndeshje për jetë a vdekje, fitorja dhe humbja rrinë bashkë. Çuditërisht, këtë dinamik dhe organikë para Klauzeviqit e kishin kuptuar shoqëritë shumë më të vjetra: arkeologët kanë deshifruar një pllakë argjile të shkruar nga një autor anonim sumer, i cili përshkruan aktivitetet subversive të ndërmarra nga Ermekari, mbreti i Erahut, qytet në jug të Mesopotamisë, duke shmangur ndeshjen me ushtri ia arrin që përmes operacioneve të fshehta ta nënshtrojë qytetin shtet të Aratës. Gjithashtu, për këtë koncept Sun Xu thotë: “T’i mbërrish njëqind fitore në njëqind beteja, nuk është kulmi i zotësisë, por të mundësh armikun pa asnjë betejë është kulmi i zotësisë…Kush e njeh mirë artin e luftës, ai di të mposhtë ushtrinë armike pa betejë. Pushton qytetet armike pa i rrethuar dhe përmbys një shtet pa operacione të gjata”.

2. Edhe shqiptarët në të kaluarën e kanë kuptuar se Lufta është mjet i politikës, dhe në kohën kur fillojnë konsolidimin nacional të tyre, para se ta bëjnë e veshin me petkun politik. Ndonëse ky petk i përkiste një niveli të ulët politik, “autonomi e Vilajeteve shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane”, kjo ishte e kushtëzuar nga rrethanat, por nga një letër që Lidhja Shqiptare e Prizrenit  i dërgoi kryeministrit britanik Lordi Bekonsfilld me 18 qershor 1878, shihet se në esencë ata dëshirojnë shtet kombëtar dhe kjo  bëhet me dije së: “Shqiptarët, qofshin ata katolik, ortodoks apo mysliman, e urrejnë njëjtë dominimin turk sikur çdo dominim tjetër të jashtëm”. Dhe në këtë kuadër shqiptarët formojnë institucionin politik të ushtrimit të dhunës, i cili ndonëse  nuk ishte i strukturuar dhe i pajisur sa duhet, arriti t’i çliroj pjesët që Mali i Zi i okupoj shqiptarëve Gucinë, Plavën, Ulqinin.

3. Fatkeqësisht pararendësja e kurorëzimit të fitoreve ushtarake – politika, te shqiptarët ishte shumë e vonë;  malazezët tashmë e kishin konsoliduar dhe ja arritën  që disfatën ushtarake në betejë ta rikthejnë në fitore në tavolinën e gjelbërit. Fuqitë e mëdha të kohës (kupto ekuivalencën me të tanishmet SHBA, BE, NATO), i kërcënuan shqiptarët se nëse nuk ia dorëzojë ato territore Malit të Zi, do të bombardohen, ato në funksion të kësaj bënë edhe një demonstrim në det para qytetit të Ulqinit.

4. Shqiptarët e Kosovës edhe Gjatë Luftës së Dytë Botërore e kuptuan se “lufta është mjet i politikës”, dhe në mënyrën e tyre e bënë atë. Edhe gjatë kësaj kohe nuk mungoi sakrifica dhe gjaku i derdhur,  bile në anën e armikut ishte më i madh! Në  këtë drejtim gjyshi im dhe babai me gjyshin e Ibrahim Rugovës (besoj që edhe gjyshi i Blerimit) ishte më produktiv; vetëm në dy beteja të Kitkës dhe të udhës së Frenkut në Raicë, si dhe në luftërat e rugovasve me çetnik në regjionin e Novipazarit, u vranë armiq më shumë se që vranë bijtë, nipat dhe stërnipat e tyre për dy vite (1997-99), dhe prapë Kosova i mbeti Serbisë.

5. Çdo qasje tjetër për luftën jashtë këtyre koncepteve është primitiv, është reduktim i luftës në përleshej të gjelave. Me këtë koncept, profesor Blerimi dhe kryeministri Kurti me Presidenten, çdo ditë mund ta nënshtrojnë ushtarakisht pjesën Veriore të Kosovës, por në mbrëmje duhet prapë ta dorëzojnë. Luftën e ka fituar Deklarata e 2 korrikut, Kushtetuta e Kaçanikut, Referendumi, dëshmia ne intelektualëve në Kongresin amerikan, 3 përqinshi, arsimi, kultura, sporti – shteti paralel i Republikës së Kosovës të cilin e udhëhoqi Ibrahim Rugova.

6. Me konceptin e derdhjes së gjakut gjatë Betejës së Kosovës të vitit 1389, të luftërave ballkanike 1912 -1813, gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, Millosheviqi e humbi Kosovën. Me konceptin “lufta është mjet i politikës” Vuçiq po bënë përpjekje ta rikthen Kosovën në kuadër të Serbisë.

Go to TOP