Fifi publikon fotografi me ish-bashkëshortin e modeles Adrola Dushi

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, vazhdon të jetë personazh shumë i komentuar në rrjete sociale.

Ajo publikon imazhe e video të ndryshme me fansat, gjersa së fundmi rrëmbeu vëmendje me një nga postimet e fundit.

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP ka shpërndarë një fotografi në InstaStory me ish-bashkëshortin e modeles Adrola Dushi, Adis Patushin.

Fifi (Foto: Screenshot/Instagram)

“Adis Patushi çfarë dua unë me ty”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Ndërkohë, duket se dyshja ruajnë një miqësi të mirë edhe pse kjo është hera e parë që shfaqen bashkë.

Fifi në vitin që lamë pas u përfol në masë të madhe për qëndrimin brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Ajo kërkoi që të dilte pasi nuk po ndihej mirë ditë pas debatit të  ashpër të krijuar me opinionisten Balina Bodinaku.

Go to TOP