Genoa dhe Nice pas Kastriot Imerit, klubi italian ka bërë ofertë zyrtare te Servette

Mesfushori i Servette, Kastriot Imeri, vazhdon të bëjë bujë, ku interesimi për të nga kampionatet e mëdha po rritet.

Klubi i parë që shprehu interesim ishte Nice nga Ligue 1, me francezët që po kërkojnë të kompensojnë largimet e Lucas Da Cunha dhe Alexis Claude-Maurice. Imeri është një opsion shumë serioz për mesfushën e Nice.

Në ditët e fundit është shfaqur edhe një interesim nga Genoa e Seria A.

Klubi i Serie A ka bërë një ofertë konkrete, disa miliona euro për shqiptarin. Kontrata e tij me Servette skadon në vitin 2023.

Klubi është gjithashtu në kërkim të një trajneri të ri pasi Bruno Labbadia e ka refuzuar klubin, me Davide Ballardini dhe Andriy Shevchenko, që janë shkarkuar gjatë këtij sezoni. 

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP