Cardi B: Nëse them atë çfarë mendoj për luftën Rusi-Ukrainë, mund të më vrasin

Reperja e njohur, Cardi B ka reagua për konfliktin Rusi-Ukrainë.

29-vjeçarja tha se liderët botërorë nuk duhet të fokusohen te lufta dhe shtoi se nuk është as në anën e “NATO-s” e as të Rusisë.

“Në fakt dua të them shumë gjëra por do të shikoj punën time pasi besoj se me një platformë aq të madhe sa e imja nëse nuk them gjërat e duhura, mund të më vrasin”, tha Cardi B përmes një video të shpërndarë në Twitter.

“Nuk jam në anën e NATO. Nuk jam as në anën e Rusisë, jam në fakt në anën e qytetarëve sepse në fund të fundit jemi duke kaluar një krizë”, vazhdoi reperja. Cardi B shpjegonte më pas në video e saj mendimet lidhur me krizën Rusi-Ukrainë, kur u pyet nga një ndjekës.

Go to TOP