S’ka konstituiv të Kuvendit as në përpjekjen e gjashtë

Deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të premten në përpjekjen e gjashtë, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme.

Haxhiu i mori 57 vota për, katër më pak se minimumi prej 61 votave të nevojshme për t’u emëruar.

Haxhiu nuk u votua për kryetare në katër seanca radhazi.


Go to TOP