Zyra e Kryeministrit tregon agjendën e vizitës në Bruksel dhe përbërjen e delegacionit

Kryeministri Albin Kurti bashkë me një delegacion të përbërë me disa anëtarë të kabinetit qeveritar do të qëndrojë nesër në Bruksel.

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Kurti ka udhëtuar tashmë në Bruksel për të zhvilluar mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit që do të mbahet nesër, njofton Zyra e Kryeministrit.

Me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin e Lartë të saj për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi do të diskutohet mbi marrëdhënien bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit si pjesë e procesit të integrimit të Republikës në Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Në delegacionin që e kryeson Kurti, janë përfshirë zëvendëskryeministriat Besnik Bislimi e Donika Gërvalla, si dhe disa nga udhëheqësit e dikastereve.

“Delegacioni i plotë i kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja e dytë dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala”, thuhet në komunikatë.

Go to TOP