Konjufca ngushëllon familjen Zejnullahu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Zejnullahu, për vdekjen e babait të heroit Hakif Zejnullahu, Sabit Zejnullahu.

“E nderuar familje Zejnullahu,

Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta e të shumë nderuarit bacës Sabit.

Baca Sabit na mësoi se si duhet ta duam Atdheun, duke edukuar heronj si Hakifi i cili bashkë me Zahir Pajazitin dhanë më të shtrenjtën e tyre për liri e pavarësi. Heroizmi dhe kujtimet e jetës së tyre nuk do të na lënë kurrë. 

Kontributin e bacës Sabit do ta kujtojmë me respekt dhe krenari.

Ngushëllimet më të sinqerta për ju, miqtë dhe të afërmit”, thuhet në telegramin e kryetarit Konjufca. /Kosova.info/


Go to TOP