Zvicerani Sandro Scharer ndan drejtësinë në sfidën Shqipëri-Çeki

Kombëtarja shqiptare të shtunën mbrëma në ‘Air Albania’ do të ndeshet me Çekinë, sfidë kjo që luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

UEFA tashmë ka publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në duelin mes kuqezinjve dhe çekëve.

Zvicerani Sandro Scharer do të jetë arbitri kryesor i kësaj sfidë, ndërsa asistentët e tij do të jenë bashkë atdhetarët Stephane De Almeida dhe Jonas Erni.

Ndeshja Shqipëri-Çeki fillon në orën 20:45.

Go to TOP