Kombëtare

“Zoti na ka caktuar vendndodhjen në mes të Evropës”, Rama: BE dështoi të mbajë premtimin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologun Zaev tha se BE dështoi të mbajë premtimin e saj për negociatat.

Ai tha se BE mund të vendosë data dhe afate, por nuk cakton dot vendndodhjen e Shqipërisë në mes të Evropës, si dhe as kulturën dhe identitetit tonë evropian.

Rama: Rastësia e solli që në të njëjtën ditë kur duhet të flisnim për atë që nuk ndodhi në Bruksel të jemi këtu në një forum të rëndësishëm ekonomik, besoj që kjo është një mundësi për të thënë se çfarë ndodh ose jo në Bruksel, jemi të vendosur të vazhdojmë të rrisim ekonominë, mirëqenien, krenarinë, dinjitetin e popujve tanë.

BE mund të caktojë detyra për integrimin, afate për to, data, por nuk cakton dot vendndodhjen tonë në mes të Evropën as kulturën dhe identitetit tonë evropian, as të ardhmen tonë si popuj evropian , në shtet evropiane, me standarde evropiane,.

Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e sa që në kohën e Skënderbeut, për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon, e ardhmja jonë është aty ku Zoti na ka caktuar të kemi tokën tonë, në zemër të Evropës.

Për mua s’ka ndodh asgjë tjetër veçse që BE dështoi të mbaje premtimin t’i rrijë angazhimit dhe të jetë në qëndrimin e duhur, jeta vazhdon dhe progresi do vazhdojë sepse nuk është i imponuar nga jashtë por brenda nesh, bashkëpunimi rajonal do vazhdojë me të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor që janë të gatshme të shtyjnë para sepse ky rajon është i rrethuar nga kufijtë e BE dhe nëse nuk e ndryshojmë dot mënyrën e funksionimi të tyre në raport me ne, ne duhet të ndryshojmë mënyrën e funksionimit me njeri tjetrin, shkrirja e kufijve mes nesh që ta kthejmë rajonin tonë në zbatim të 4 lirive të BE, liri e njerëzve, mallra shërbime e kapitale, do vazhdojë pa u ndalur, se ne jemi shumë të vegjël për të pas ekonomi të forta duke qëndruar të ndarë nga njeri tjetrin, por e kundërta nëse jemi bashkë dhe e kthejmë rajonin në një hapësirë të përbashkët ekonomie. /Top Channel/