Zogaj takon banorët e Lajshecit: Fokus në ndriçimin publik dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore
Zëvendëskryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, zhvilloi një takim të hapur me banorët e Lajshecit për të diskutuar shqetësimet dhe sugjerimet e tyre.
Gjatë takimit, u theksuan nevojat urgjente për ndriçim publik dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të cilat u cilësuan nga qytetarët si të rëndësishme për sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.
Zogaj shprehu përkushtimin e tij për të punuar ngushtë me banorët për realizimin e këtyre projekteve dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në këtë zonë.
Në fund, Zogaj falënderoi banorët për mikpritjen dhe bashkëpunimin, duke theksuar se së bashku do të sjellin ndryshime pozitive në komunitet. /Kosova.info/
