Zogaj takon banorët e Lagjes ‘Kodra e Trimave’: Diskutohen projektet për përmirësimin e infrastrukturës

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, zhvilloi një takim me banorët e Lagjes ‘Kodra e Trimave’, ku u shqyrtuan kërkesat konkrete për përmirësimin dhe zhvillimin e zonës.

“Diskutimet përfshinë projekte të rëndësishme që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e cilësisë së jetës dhe krijimin e kushteve më të mira për komunitetin”, ka shkruar ai.

Zogaj vlerësoi angazhimin dhe bashkëpunimin e banorëve duke premtuar përkushtim në realizimin e këtyre kërkesave sa më shpejt që të jetë e mundur. /Kosova.info/

Go to TOP