Deklaratat e Trumpit shqetësojnë ukrainasit
Qytetarë ukrainas thonë se janë të brengosur nga komentet që ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri gjatë debatit presidencial me nënpresidenten Kamala Harris, më 10 shtator.
Në ballafaqimin televiziv, Trump tha se mezi pret t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë nëse i fiton zgjedhjet, ndërsa refuzoi të përgjigjej në pyetjen “A doni që Ukraina ta fitojë këtë luftë?”.
