Zogaj: Rruga ‘Nekibe Kelmendi’ së shpejti e përfunduar, përmirësim i rëndësishëm për qytetarët e Prishtinës
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi” po shkojnë drejt përfundimit të shpejtë, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për qytetarët e zonës dhe të gjithë kryeqytetin.
Ai ka shtuar se përfundimi i kësaj rruge do të lehtësojë lëvizjen jo vetëm për banorët lokalë, por edhe për të gjithë qytetarët që frekuentojnë këtë pjesë të Prishtinës.
“Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Komunës së Prishtinës për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës në qytet”, ka shkruar ai. /Kosova.info/
