Zogaj: Projekti “Prishtina pa gropa” përmirëson rrugët dhe rrit sigurinë për qytetarët

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se projekti ambicioz “Prishtina pa gropa” është duke vazhduar me përkushtim të plotë. Ky projekt ka për synim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha lagjet e qytetit duke eliminuar dëmtimet dhe gropat në rrugë.

“Përmes këtij projekti, Prishtina do të bëhet një qytet më i sigurt dhe më i lehtë për lëvizje, duke kontribuuar në një cilësi më të lartë jete për qytetarët”, ka shkruar ai.

Sipas tij, infrastruktura rrugore është një nga përparësitë e administratës aktuale, me punimet që do të shtrihen në çdo cep të qytetit duke siguruar një rrjet rrugor modern dhe funksional. /Kosova.info/


Go to TOP